Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Begaj: Më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 09:06 | Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Begaj thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të Personave me Aftësi të Kufizuara. Ai gjithashtu apelon për mbrojtjen e tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të drejtave që i kanë të garantuara me ligj.

"Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t'i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti  fëmijët.

Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale!

Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze!", shprehet Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos