Ish-ministri Ilir Beqaj, ashtu siç kishte deklaruar në daljet publike nuk e ka anatemuar vendimin e drejtësisë për të, por është paraqitur sot në SPAK duke zbatuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Kjo “vizitë” e tij është në zbatim të vendimit të GJKKO, për t'u paraqitur në prokurori çdo të premte në orën 15:30.
Kujtojmë se më herët, u bë publike edhe vendimmarrja e GJKKO, ku gjyqtari Erjon Bani përveçse la në fuqi dy masat e sigurisë ndaj Beqajt, duke iu referuar provave të paraqitura nga SPAK, konstatoi se ka dyshim të arsyeshëm që në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtuesit të autoritetit kontraktor që lidhi kontratën e koncesionit të sterilizimit, ai ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
(A2 Televizion)