Ditë e ngrohtë, por rikthehen rrebeshet në mesnatë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 07:27 | Aktualitet

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në Dita Jonë se gjatë ditës së martë do të mbizotërojë moti i kthjellët, por në mbrëmje rikthehet shiu.

Temperaturat pritet të pësojnë një rritje të lehtë duke shkuar maksimumi deri në 28 gradë celsius.

“Ditën e sotme presim reshje, krejt të pakta gjatë ditës, por reshje të mirëfillta i presim sonte në mbrëmje. Termometri nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit të sotëm. Në të gjithë territorin presim një rritje të temperaturave, të cilat do të shkojnë maksimumi 28 gradë celsius. Reshjet kthehen bindshëm gjatë natës dhe në orët e para të ditës së nesërme. Era do të fryjë mesatare nga juglindja dhe lindja”, tha Tanja Porja në Dita Jonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos