IKMT ka nisur këtë të hënë aksionin për lirimin e objekteve që i hapin rrugë investimit për hyrjen e qytetit të Shkodrës.
Drejtori i IKMT, Emiljan Nika është shprehur se ka nisur lirimi vullnetar i 11 objekteve që nuk disponojnë dokumente pronësie, ndërkohë që janë edhe 10 objekte që presin shpronësimin.
Brenda kësaj jave pritet të bëhet edhe lirimi i hapësirave ndërkohë që më pas do të vijojë edhe investimi i për hyrjen e Shkodrës. (A2 Televizion)