Dosja "Partizani", avokatët e Berishës dhe Malltezit firmosin në SPAK mbylljen e hetimeve

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 11:12 | Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi përfundimin e hetimit ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Gazetari i A2 CNN Armand Barjamaj raporton se për ish-kryeministrin, firmosi avokatja Klodiana Gjyzari, ndërsa për Jamarbër Malltezin firmosi avokati Klodian Skënderi.

Dosja "Partizani", avokatët e Berishës dhe Malltezit

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, ku firmosi dhe tërhoqi të gjitha aktet hetimore.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos