Gjykata e Posaçme përzgjodhi tre gjyqtarët që do të marrin në shqyrtim akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të tij në dosjen “Partizani”.
Shorti elektronik i zhvilluar paraditen e së hënës përzgjodhi gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trupës që do peshojë akuzat e SPAK ndaj Berishës, Jamarbër Malltezit dhe të bashkëpandehurve të tyre dhe argumenteve të tyre në gjykim. Ndërsa anëtarë të trupit gjykues do të jenë gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Gjyqtaret Ulliri dha Palloj janë emëruar në GJKKO në tetor të vitit 2022, ndërsa gjyqtari Ndreca ish-anëtar i Gjykatës për Krimet e Rënda u kthye në Gjykatën e Posaçme në maj 2024, pasi u konfirmua në detyrë nga Shkalla e Dytë e vetingut.
Në ditët në vijim, kryesuesja Ulliri pritet të përcaktojë datën e seancës së parë të nisjes së gjykimit të ish-kryeministrit të akuzuar për “korrupsion”.
Pak para përzgjedhjes së trupit gjykues, lideri i opozitës u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, ku nuk i munguan thirrjet e mbështetësve. Edhe ish-kryeministri në pritje të gjykimin ë Gjykatën e Posaçme nuk prishi rutinën e tij të lënies së një mesazhi me shkrim për tituallarin e SPAK, që këtë herë iu referua me një epitet të ri.
Në vazhdën e denoncimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka, vendimi i së cilës e la në 11 muaj në “arrest shtëpie” Berisha prezantoi një kontratë qiraje të paraqitur prej saj në procesin e vetingut.
Ish-kryeministri ngriti dyshime për falsifikim, pasi sipas tij, në kontratën e vitit 1996 citoheshin nenet nr. 801 dhe 825 të kodit Civil, ndërsa Kodi civil i kohës kishte në total 280 nene. (A2 Televizion)