Drafti për shëndetin riprodhues, shtohen zërat kundër, shoqatat "pro familjes" kërkojnë seancë dëgjimore

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 15:34 | Aktualitet

Shtohen zërat kundër projektligjit të Ministrisë së Shëndetësisë për shëndetin riprodhues. Krahas deputetëve të opozitës dhe një grupi mjekësh obstetër, është rreshtuar krah tyre dhe koalicioni  “Pro familjes dhe Jetës”.

Mesditën e së premtes përfaqësues të këtij grupimi kanë depozituar në ministrinë ë shëndetësisë kërkesën për të organizuar një seancë të hapur konsultimi në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues dhe seksual.

Përfaqësues të këtij koalicioni kundërshtojnë fort draftin dhe veçanërisht nenin për ligjërimin e surrogacisë dhe atë të lejimit të abortit tek të miturat pa miratimin e prindërve.

Koalicioni “Pro Jetës” kërkon qe konsultimi publik  të bëhet brenda datës 12 maj dhe në mbështetje të nismës së tij janë 50 ekspertë të fushave të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos