Kjo është godina e qendrës shëndetësorë të Poçemit në bashkinë e Mallakastrës. Edhe pse gjendja nuk lë shumë vend për koment dhe natyrisht nuk mund të shërbejë për funksionin që është ndërtuar, askush nuk është kujdesur ta riparojë apo të ndërtojnë një qendër tjetër.
Infermierja e zonës për tu ardhur në ndihmë banorëve, ka përshtatur një klasë në shkollën e Poçemit, por kjo zgjidhje për banorët është e papranueshme, që pacientët të shkojnë të marrin ndihmën e parë në shkollë ku marrin mësim fëmijët.
Sakaq për rastet kur pacientët kanë nevojë për injeksione apo serum duhet të udhëtojnë në qendra të tjera shëndetësore.
Kjo qendër shëndetësore duhej tu vinte në ndihmë të paktën 50 familjeve të fshatit Poçem, të cilat edhe pse e kanë ngritur zërin deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për këtë problematikë, zgjidhjen e së cilës e cilësojnë si jetike. (A2 Televizion)