Kryeministri Rama ka reaguar pas raportit të publikuar sot nga “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e shtypit.
Në reagimin e tij Rama shprehet se, Shqipëria do ta analizojë me kujdes, do të zhvillojë konsultime si dhe do të ndërmarrë aksione të mëtejshme për të përmirësuar lirinë e medias, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.
“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama në reagimin e tij.
The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect… (A2 Televizion)
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024