Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të rritet pavarësia e prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjes penale

Nga A2 CNN
3 Maj 2024, 10:23 | Aktualitet

Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë, Manja: Të rritet

Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë, ka prezantuar këtë të premte rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme.

Ministri ka propozuar rritje të pavarësisë së prokurorit gjatë ushtrimit të ndjekjes penale, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, garantimin e të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunim me institucionet e tjera.

“Këto rekomandime të përkthehen në një planë pune të detajuar për t’u përmbushur nga organi i prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm, por edhe nga Prokuroria e Posaçme. Kryefjalë e rekomandimeve edhe për këtë vit vazhdon të mbetet përpjekja jonë e përbashkët e të gjitha institucioneve për forcimin e sistemit dhe rritjen e organit të prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim garantimin e rendit kushtetues, rendit dhe sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për lirinë e çdo qytetari”, tha Manja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos