Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar dhe monitoruar, kemi përmbushur rekomandimet e Kuvendit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 11:50 | Aktualitet

Dumani: Jemi institucioni më i kontrolluar dhe monitoruar, kemi

Jemi institucioni më i kontrolluar dhe monitoruar në Republikën e Shqipërisë. Kështu deklaroi kreu i SPAK-ut Altin Dumani në tryezën për drejtësinë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se hetohen dhe kontrollohen nga njëri-tjetri, nga gjykatat, nga KLP e ILD.

“Jemi institucioni më i kontrolluar dhe monitoruar në Republikën e Shqipërisë. Edhe në praktikë ne jemi shumë të vëmendshëm edhe karshi çdo shkelje të mundshme ligji nga vetë ne prokurorët e SPAK dhe administrata jonë. Kemi hetuar dhe hetojmë njëri-tjetrin siç e parashikon edhe kushtetuta. Japim llogari dhe kontrollohemi nga gjykata çdo akt i yni kontrollohet nga gjykatat. Kontrollohemi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ne kontrollohemi nga ILD siç kontrollohet çdo prokurori i juridiksionit të përgjithshëm, kontrollohet edhe prokurori i Prokurorisë së Posaçme”.

Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se ata raportojnë në Kuvend dhe kuvendi kontrollon punën e Prokurorisë së Posaçme.

“Raportojmë në kuvend duke dhënë panoramë të plotë dhe propozojmë si mund të zgjidhen problematikat dhe Kuvendi përmes instrumentave të tij kontrollon punën e Prokurorisë së Posaçme. Në raportet vjetore një nga pikat është si janë përmbushur rekomandimet e kuvendit gjtihashtu edhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ju ftoj të shikoni raporte vjetore”.

Dumani njoftoi se këtë vit institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha rekomandimet e Kuvendit.

“Këtë vit pothuajse kemi përmbushur të gjitha rekomandimet e kuvendit, disa në masën 100% disa pjesërisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos