Foli para deputetëve të PS, rektori i UBT kyç gojën para mediave

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 10:35 | Aktualitet

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, nuk dha asnjë koment pasi mbaroi raportimin para grupit parlamentar të PS. A2CNN e pyeti se përse ishte e nevojshme që të raportonte para deputetëve socialistë, por Sallaku nuk foli asnjë fjalë.

Para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, deklaroi se edhe atij i është marrë telefoni, në kuadër të hetimeve që u zhvilluan nga Prokuroria e Posaçme dhe që përfunduan me arrestimin e 5 personave, dhe dhënien e masave më të lehta të sigurisë për 19 persona të tjerë, mes tyre zëvendësrektorë, pedagogë, drejtorë prokurimesh e specialistë IT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos