“Durrësi dikur ishte 600 hektarë”, eksperti: Janë shtuar mbi 1 mijë hektarë, duhet rikonceptim urbanistik

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 21:54 | Aktualitet

Eksperti Genc Juka, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në AC2NN, komentoi situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, duke theksuar se zgjerimi i këtij qyteti ka bërë që të lindë nevoja për një “studim urbanistik shumë të vëmendshëm”.

“Shqipëria, në ultësirën bregdetare ka 31 hidrovore që punojnë. Këto janë vepra që janë bërë dikur dhe problemi është që ato duhet të rikonceptohen vazhdimisht”, tha fillimisht Juka.

“Durrësi dikur ka pasur një sipërfaqe prej 600 hektarësh të qytetit, sot janë shtuar edhe 1000 hektarë të tjera, që është zona e ish-Kënetës, ku ka godina banimi dhe shumë biznese. Pra, ka shkuar pothuajse në 2000 hektarë që janë të banueshme dhe duhet rikonceptim serioz. Nuk mund që thjesht të legalizohen shtëpitë. Duhet studim urbanistik shumë i vëmendshëm”, shtoi Genc Juka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos