
Pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj, është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fierit.
Sipas një njoftimi zyrtar nga sh.a. Kanalizime Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të konsumohet për pije apo për gatim.
Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, ndërsa po kryhen kontrolle dhe analiza për garantimin e sigurisë së ujit për konsum, shkruan A2.
Qytetarët këshillohen të respektojnë udhëzimet dhe të përdorin ujë të pijshëm alternativ për nevojat e përditshme. (A2 Televizion)