
Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin të Vlorës vijojnë të shkaktojnë probleme.
Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës, shkruan A2.
Ndërkohë, janë njoftuar Policia dhe grupet e emergjencave, të cilat po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve. (A2 Televizion)