Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit këtë të martë për të tretën herë radhazi në SPAK. Pas tij, në godinë u fut edhe një avokat mbrojtës.
Burime jozyrtare pranë SPAK bënë me dije se Myzyri është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim.
Sipas burimeve, Myzyri po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”, mbi dyshime të ngritura për një procedurë të institucionit që drejton.
Pas gati 3 orë qëndrimi në SPAK, Myzyri nuk dha asnjë koment për gazetarët. SPAK po heton disa procedura tenderuese të harkut kohor 2020-2023, ndër të cilat dyshohet të ketë pasur shkelje mbi mënyrën e përzgjedhjes së kompanive fituese. (A2 Televizion)