Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për Selam Hykën dhe Marsel Baçin, të akuzuar për veprat e marrëdhënies seksual me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.
26 vjeçari Marsel Baçi ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.
Avokati Denis Mekolli i cili ka mbrojtur 46 vjecarin Selam Hyka dhe Ledian Spaho, avokat i Marsel Baçit kanë konsideruar të paligjshëm ndalimin e dy klientëve të tyre dhe kanë kërkuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata.
Të dy kanë bërë me dije se nuk ka elementë të mjaftueshëm për të mbajtur në qeli dy të dyshuarit ndërsa Spaho tha se i mbrojtur prej tij, Marsel Baçi ka pranuar para grupit të hetimit se ka kryer marrëdhënie me 16 vjeçaren, por edhe kjo duhet provuar. (A2 Televizion)