Zjarri përfshin disa hektarë tokë në Maliq

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 16:05 | Aktualitet

Zjarri përfshin disa hektarë tokë në Maliq

Temperaturat e larta kanë bërë që vatra zjarri të shfaqen herë pas here gjatë muajit korrik në Maliq.

Këtë të enjte një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në kodrën midis fshatrave Blacë dhe Podgorie.

Për izolimin e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe punonjës të këtij shërbimi po ashtu të njësive administrative Çërravë dhe Vreshtas, pasi përhapja e flakëve rrezikon sipërfaqe jo të vogla me vreshtari dhe frutikulturë.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës dyshojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos