Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në Përmet, pasi një masë shkëmbore rrëshqiti prej malit dhe e zuri poshtë.
Ngjarja u regjistrua, mëngjesin e së hënës, në fshatin Çarçovë ku shkëmbinjë që ranë nga mali dëmtuan banesën ku flinte 25-vjeçari dhe e zunë atë poshtë duke i dëmtuar gjymtyrët e poshtme dhe i pamundësuan lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V. (A2 Televizion)