104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Atdhetarët lanë ndasitë dhe u bënë bashkë për interesin kombëtar

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 10:15 | Aktualitet

104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Atdhetarët lanë ndasitë

Atdhetarë të vërtetë, lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Këtë mesazh përcolli Presidenti i Republikës Bajram Begaj në 104-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet se përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.

“Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën për mëvetësi  të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, shkruan Begaj.

Në Kongresin e Lushnjes u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash ne krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos