Një orë në SPAK, ish-deputetja e PD: Isha për diçka personale

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 12:02 | Aktualitet

Një orë në SPAK, ish-deputetja e PD: Isha për diçka

Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Korçën, Ledina Alolli, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Pas qëndrimit për gati një orë në SPAK, Alolli tha se ishte në këtë institucion për diçka personale.

Kujtojmë se Ledina Alolli e cila ka qenë dhe kandidate për kryetare e bashkisë së Korçës në zgjedhjet vendore të 2023.

Përgjatë viteve 2009–2013 Alolli ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.

Në të njëjtën kohë ka qenë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zëvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos