ELBAR me medalje të artë, birra lider në tregun shqiptar fiton në "Monde Selection 2024"

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 20:18 | Aktualitet

Birra shqiptare Elbar, e cila prej disa vitesh është lider në tregun shqiptar, ka fituar në muajin qershor MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024, për standardet më të larta në cilësinë, imazhin, paketimin dhe shijen e birrës. 

Ky çmim prestigjioz iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve në Vienë, Austri, me pjesëmarrjen e prodhuesve më prestigjiozë nga i gjithë globi.

Medalja e artë është një vlerësim i rëndësishëm për këtë markë birre ‘Made in Albania’, duke u bërë kështu edhe një krenari shqiptare. 

Birra shqiptare Elbar që prodhohet në fabrikën e Glinës me standardet më të larta të prodhimit, me teknologjinë më moderne nga Krones, është bërë prej vitesh pjesë e pandashme e jetës së konsumatorëve shqiptar. Jo vetëm në festa dhe gëzime familjare, por edhe përmes ‘FESTËS SË MIQËSISË’ që prej 9 vjetësh shëtit çdo verë në shumë qytete shqiptare duke sjellë tingujt e muzikës së zgjedhur, shumë argëtim dhe surpriza bashkë me shijen e birrës Elbar.

Birra shqiptare që na bën krenar ! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos