
Erdgys Arrazi duke dalë nga furgoni i policisë për t'u futur në gjykatë
Erdgys Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore.
Pala mbrojtëse ka kërkuar në gjykatë ndalimin e paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.

Receta e dhënë nga mjeku për të ndjerën Alma Arrazin
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjekoligjor ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.
Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes. (A2 Televizion)