Era e fortë rrëzon pemët në Drilon

Nga Artin Halili
23 Nëntor 2024, 09:42 | Aktualitet

Moti i keq dhe me erë të fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar thyerje pemësh në parkun ujor të Drilonit në Pogradec.

Kjo nuk është hera e parë që pemë të vjetra në këtë zonë rrëzohen nga era ashtu si më herët ka pasur të tilla edhe në parkun e qytetit, shkruan A2.

Pas verifikimeve, ndërmarrja e parqeve ka nisur largimin e tyre, ndërsa po kontrollon edhe nëse ka pemë të tjera në rrezik thyerje si pasojë e moshës së tyre të madhe.

Era e fortë në 48 orët e fundit ka shkaktuar edhe mungesë energjie në disa fshatra të thellë të Gorës dhe Mokrës ku problemet me përcjellsat kamë qenë evidente ndërsa është dashur ndërhyrja e grupeve të OSHEE për të normalizuar situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos