Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se prej mbrëmjes së djeshme dhe deri më sot, zjarri në fushën e mbetjeve është ndezur disa herë.
Po ashtu mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër fusha e mbetjeve është rindezur disa herë.
Ky fenomen është kthyerë në një problematikë të madhe për qytetarët e Vlorës, pasi tymi nga zjarri në fushën e mbetjeve mbulon një pjesë të madhe të qytetit. (A2 Televizion)