Moti i keq në vend, Agjencia Kombëtare e Emergjencave me njoftimin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 19:07 | Aktualitet

Moti i keq në vend, Agjencia Kombëtare e Emergjencave me njoftimin e

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të tij.

Në njoftimin e AKMC mësohet se situata tashmë është qetësuar teksa situata është drejt normalizimit.

Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Po ashtu, AKMC njofton se Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

“Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e AKMC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos