Fermerët ndezin zjarre për të shpëtuar drufrutorët

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Mars 2025, 11:35 | Aktualitet

Fermerët në fushën e Maliqit i janë rikthyer metodave të vjetra për të mbrojtur drufrutorët që kultivojnë nga kapriçot e motit, të cilat si rrallë ndonjëherë kanë sjellë temperatura nën zero në këtë periudhë të vitit.

A2 CNN ka ndjekur nga afër përpjekjet e fermerëve për të shpëtuar sa të mundin nga kulturat frutore që kultivojnë.

Në qarkun e Korçës ka një sipërfaqe prej 4200 hektarësh me drufrutorë, kryesisht mollë, kumbull e qershi, kultura këto që janë të rrezikuara nga temperaturat e ulëta të këtyre ditëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos