Ministrat paralajmërojnë “armiqtë”. Ushtritë e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë bëhen “Bashkë”

Nga Xhevahir Qardaku
18 Mars 2025, 20:39 | Aktualitet

Ushtritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë janë bërë bashkë. Ministrat e mbrojtjes të tre vendeve firmosën në Tiranë deklaratën trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshja ushtarake synon që të forcojë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, si dhe të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Ministrat sqaruan gjithashtu se synohet dhe përmirësimi i ndërveprimit ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

“Për shkak të gjeopolitikës duam që të kemi bashkëpunim në rajonin tonë duke pasur parasysh rreziqet që janë prezentë dhe situatat që po ndodhin në Europë, duke iu referuar edhe Ukrainës. Jemi duke menduar edhe për të kaluarën tonë e cila nuk është shumë e largët. Një informacion që e kemi nga e kaluara dhe na jep mundësi për t’u menduar, prandaj kemi marrë vendimin që të kemi një bashkëpunim ndërmjet tre shteteve. Ky bashkëpunim do të bazohet sidomos te dhënia e ndihmës te pjesa e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes, ndryshimit të përmbushjes së të gjithë marrëveshjeve që kemi firmosur deri tani. Këto tani duam t’i fuqizojmë dhe të ndajmë eksperiencën e shtetit tonë si Kroaci si pjesë e NATO-s dhe BE-së.”

Marrëveshja trilaterale është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos