Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët në Tiranën veshur kuqezi. Për të dytin vit radhazi, “Parada e Trojeve” e ka kthyer kryeqytetin e Shqipërisë në qendrën e festimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë. “Parada e trojeve” është hapur me vargjet e Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë” interpretuar nga aktori Reshat Arbana. Ndërsa mbi bulevard valëviteshin flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës.
Qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse kanë parakaluar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Shqiptare të Kosovës, të Preshevës, nga Mal I Zi e Maqedonia e Veriut, arbëreshë, shqiptarë të Zvicrës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur Tiranën për të kremtuar ditën e Pavarësisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar mbarë shqiptarët për festën e flamurit “Parada e Trojeve” me mbi 3 mijë pjesëmarrës e mijëra shqiptarë të tjerë ndjekës të aktivitetit janë bashkuar në sheshin “Skënderbej” për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit.
Dita e Flamurit është festa më e rëndësishme e popullit shqiptar, i cili kremton 112-vjetorin e pavarësisë. (A2 Televizion)