Festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë, ja si po kremtohet Dita e Pavarësisë në Qytetin e Flamurit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 09:14 | Aktualitet

Festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë, ja si po

Në Vlorë festimet për 28 Nëntorin kanë nisur ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se i gjithë territori përreth Sheshit të Flamurit është nën survejimin e të gjitha strukturave të Policisë.

Festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë, ja si po

Po ashtu bëhet e ditur se në zonën përreth po hiqen edhe automjetet të cilat zënë rrugën.

Kujtojmë se festime për Ditën e Pavarësisë do të mbahen edhe në Tiranë, ku pritet të Organizohet Parada e Shqiptarëve.

Kujtojmë se dita e sotme shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman.

Festime nën masa të rrepta sigurie në Vlorë, ja si po

Prej partive politike për homazhe e ka nisur partia Mundësia.

Në Vlorë ndodhet edhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili është bërë pjesë e festimeve.

I pyetur nëse ky është një moment reflektimj për opozitën, Shehaj thotë se është momenti i një reflektimi më të madh se aq, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos