Fiter Bajrami në çdo qytet, besimtarët falin namazin në sheshe, xhami dhe palestra

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 11:06 | Aktualitet

Edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, besimtarët myslimanë festuan Fiter Bajramin. Në Elbasan falja e namazit u bë në bulevardin kryesor të qytetit, ku u përcollën mesazhe paqeje dhe solidariteti.

Ndërsa në qytetin e Korçës u mblodhën në xhaminë "Iljaz Bej Mirahori" Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka përcjellë një mesazh urimi duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. 

Për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit, ceremonia u zhvillua në Pallatin e Sportit, i cili u mbush plot me besimtarë të devotshëm.

Edhe qytetarët nga Durrësi, Kukësi, Shkodra, Fieri dhe qytete të tjera nuk kanë munguar në organizimet zyrtare të komuniteteve lokale për këtë festë të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos