Si në mbarë vendin, edhe besimtarët myslimanë fierakë kanë falur në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e qytetit pas një muaji agjërimi. Besimtarët e të gjitha grupmoshave janë falur për mirësi, shëndet dhe fat në familjet e tyre.
Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë respekt e dashuri ndaj njëri - tjetrit, dhe për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.
Ceremonia u mbyll me lutje të përbashkët ku besimtarët e shumtë kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin mesazhin e paqes dhe begatisë në çdo familje. (A2 Televizion)