Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë mbyllin muajin e Ramazanit, falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Nga Anxhela Celibashi
30 Mars 2025, 09:39 | Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë këtë të diel Fiter Bajramin, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Ramazanit. Faljen e namazit e kryen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mesazhet që u përcollën nga përfaqësuesit më të lartë të këtij komuniteti ishin bashkëjetesa fetare, uniteti kombëtar dhe familja e shëndetshme.

Besimtaret myslimane kane patur një problem në mëngjes teksa falej namazi pasi ishte thënë për në orën 7 e gjysmë, por falja sipas tyre u bë 15 minuta më herët me ndërhyrjen e sekretarit të përgjithshëm të Ligës Botërore islame për shkaqe atmosferike, por kjo nuk u ka pëlqyer besimtarëve. Tjetër problem sipas atyre që u ndodhen në shesh ishte edhe fakti se sipas traditës falja duhej bërë prej kreut të Komunitetit Mysliman, por në fakt u krye prej të ftuarit nga Liga Botërore Islame.

Besimtarët mysliman festojnë këtë të diel  Fiter Bajramin, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Ramazanit. 

Faljen e namazit e kryen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mesazhet që u përcollën nga përfaqësuesit më të lartë të këtij komuniteti ishin bashkëjetesa fetare, uniteti kombëtar dhe familja e shëndetshme.

Edhe këtë vit, besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

Për ta kjo është një nga festat më të rëndësishme, që në fokus, ndër të tjera ka  bamirësinë..

Si të rriturit dhe fëmijët e dinë dhe e përciellin më së miri rëndësinë e kësaj dite, ndërsa mes të vegjëlve nuk mungojnë as ata qe kanë agjëruar.

Këtë vit, i pranishëm në faljen e namazit ishte sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore islame Muhamed Abdulkerim El-Isa, i cili ishte dhe prijës i faljes së namazit.

Në fjalën e tij për mediet ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një shembull që duhet marrë nga të gjithë për të shuar konfliktet në botë.

Ndërsa kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, duke uruar të gjithë besimtarët, e vuri theksin te uniteti kombëtar dhe  ruajtja e një familje të shëndetshme, për një shoqëri më të mirë.

Pas faljes së namazit, besimtarët u larguan për në shtëpitë e tyre, për tu bërë gati për drekën e Fiter Bajramit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos