Qindra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin në xhaminë "Iljaz Bej Mirahori" të Korçës

Nga Artin Halili
30 Mars 2025, 10:17 | Aktualitet

Qindra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin në

Qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur sot në xhaminë historike "Iljaz Bej Mirahori" në Korçë për të falur namazin e Fitër Bajramit. Atmosfera festive dhe lutjet e përbashkëta kanë mbizotëruar në këtë ditë të shenjtë, pas agjërimit një mujor të Ramazanit.

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë të zonës, duke shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Ai ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe dhembshurisë, duke nënvizuar se Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi për të gjitha bekimet që Zoti ka dhuruar.

Qindra besimtarë myslimanë festojnë Fiter Bajramin në

Pas faljes së namazit, besimtarët kanë vijuar festimet në ambientet familjare, duke ndarë gëzimin me të afërmit dhe miqtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos