Irani ka bërë të ditur se Iraku do të përjashtohet nga çdo kufizim i mundshëm për kalimin në Ngushtica e Hormuzit, ndërsa po shton kontrollin mbi këtë korridor strategjik detar.
Sipas mediave iraniane, komanda e përbashkët ushtarake Khatam al-Anbiya ka konfirmuar se Bagdadi do të trajtohet në mënyrë preferenciale dhe nuk do të përballet me pengesa në transit.
Lajmi, i raportuar edhe nga Reuters, sinjalizon një qasje të diferencuar të Teheranit ndaj vendeve të rajonit, në një kohë kur tensionet në zonë mbeten të larta dhe rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për tregtinë globale të energjisë.
(A2 Televizion)