Netanyahu: Kemi shkatërruar 70% të prodhimit të çelikut në Iran, do vijojmë sulmet

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 20:29 | Bota

Netanyahu: Kemi shkatërruar 70% të prodhimit të çelikut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë sulmet ndaj Iranit, duke theksuar se në shënjestër janë burimet ekonomike që, sipas tij, financojnë aktivitetet ushtarake.

Në një reagim të fundit, Netanyahu u shpreh se Izraeli ka goditur rëndë kapacitetet industriale të Iranit, duke pretenduar se është shkatërruar rreth 70% e aftësisë për prodhimin e çelikut, material që përdoret edhe për qëllime ushtarake.

Ai shtoi se sulmet e fundit kanë pasur në fokus edhe fabrikat petrokimike, të cilat i cilësoi si “makina e parave” të Iranit.

“Këto janë burimet që financojnë terrorin kundër nesh dhe botës. Ne do të vazhdojmë t’i godasim, siç kam premtuar”, deklaroi Benjamin Netanyahu.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, me përshkallëzim të sulmeve dhe kërcënimeve mes Izraelit dhe Iranit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos