Fluks në aksin Maliq - Moglicë, policia postbllok: Nuk lejohen kamionët

Nga Artin Halili
21 Shkurt 2026, 14:59 | Aktualitet

Fluks në aksin Maliq - Moglicë, policia postbllok: Nuk lejohen

Ka nisur lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Maliq - Moglicë - Gramsh, i vetmi aks i cili të çon drejt nga juglindja drejt kryeqytetit, pas mbylljes së segmentit Prrenjas - Librazhd nga ARRSH

Policia e qarkullimit rrugor ka ngritur dy postblloqe të cilat këshillojnë drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, pasi në 5 vende të ndryshme të këtij aksi të këshilluar për përdorim nga ARRSH, ka shkarje dherash dhe rruga ka plasaritje të asfaltit

Po ashtu, policia nuk lejohen mjetet e tonazhit të rëndë apo autobusët të kalojnë nëpërmjet segmentit Maliq - Moglicë - Gramsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos