Shembulli i gjallë i Buzaishtës, uji dhe patatja shmangën shpopullimin e fshatit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
21 Shkurt 2026, 13:28 | Aktualitet

Ka mjaftuar uji për vaditje dhe fara e mirë e kulturës bujqësore të patates, që fshati malor i Bashkisë së Pogradecit, Buzaishtë të shmangë shpopullimin dhe të mbajë në fshat banorët e tij. Është nga fshatrat e rrallë malorë në vend që numëron mbi 560 banorë sot, në një kohë kur shumë fshatra të tjerë shumë më pranë zonave urbane janë shpopulluar.

Vetë banorët tregojnë sekretin se çfarë I mbajti këta banorë të mos braktisin vendlindjen.

Më shkollë funksionale me mbi 50 nxënës dhe me ambulancë, banorët apelojnë strukturat shtetërore, që të realizojnë disa investime minimale që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore në mënyrë që fshati të vijojë të ruajë popullsinë e tij.

Buzaishta mbetet një shembull konkret dhe i gjallë se uji, toka dhe bujqësia mund të mbajnë gjallë një fshat të tërë edhe në këtë periudhë shpopullimesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos