Pas zjarreve të verës, qyteza e Delvinës tani po përballet me rrëshqitje të dherave nga kodra që ndodhet pranë qytetit në lagjen Beqir Efendi. Rrëshqitjet të provokuara nga reshjet e shirave kohët e fundit kanë rrëzuar edhe një pemë qipariz shekullor, i cili ka dëmtuar banesën e çiftit të të moshuarve Ibrahim dhe Vera Shehu, duke e bërë të pabanueshme.
Përveç dhimbjes që mundi i një jete të tërë përfshi edhe emigrimin u shkuan dëm dhe qenë në një moshë të tillë të mbeten pa shtëpi, çifti i të moshuarve nuk kanë as ku të strehohen, pasi bashkia u ka propozuar një dhomë spitali.
Ndërkohë, situata mbetet e rrezikshme edhe për zonën përreth. Kodra ka pësuar çarje të thella, duke rrezikuar dy banesa të tjera si dhe teqenë e lagjes. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete për stabilizimin e terrenit, përpara se situata të përshkallëzohet më tej. (A2 Televizion)