Në orët e vona të së martës niset trageti nga Vlora në drejtim të Brindizit të Italisë, në ditët e fundit të fluksit të pasagjerëve në ikje.
Numri i lartë i emigrantëve që largohen drejt Italisë, pasi kanë kaluar festat në Vlorë, si dhe kontrollet e rrepta nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në çdo mjet që kalon në drejtim të Italisë ka shkaktuar radhë të gjata në portin detar të Vlorës, shkruan A2.
Si rrjedhojë e masave të rrepta të sigurisë në Vlorë, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kontrollon në mënyrë të detajuar edhe mjetet e mortit që kalojnë nga porti Vlorës. (A2 Televizion)