Organizata Ndërkombëtare e Migracionit publikon raportin: Shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 18:04 | Aktualitet

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit publikon raportin: Shkaqet

Për karrierë, pagë më të mirë dhe kushte më të mira jetese. Këto janë shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve, evidentuar në raportin Global të Migracionit për vitin 2024, hartuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.

Shqipërisë i kanë ikur kryesisht fuqi punëtore e kualifikuar por edhe me kualifikim të ulët, evidenton raporti, shkruan A2 CNN.

“Rreth 40 % e fuqisë punëtore të Shqipërisë, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit dhe duke ushtruar presion mbi industritë lokale dhe ekonomitë që humbasin vazhdimisht punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët ashtu edhe në atë të lartë”, thuhet në raport. Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India janë të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum.

Raporti i ka kushtuar rëndësi edhe emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke rrezikuar jetën në Kanalin Anglez në varka të vogla apo gomone, shkruan A2 CNN.

Emigrimi i shqiptarëve ka prodhuar pasoja negative në vend, pasi mungojnë punonjësit, cënohet produktiviteti i ekonomisë e nga ana tjetër skema e pensioneve po ‘vuan’ për kontribuues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos