Funari po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë për shkak të natyrës së bukur, por turistët ankohen për infrastrukturën dhe mungesën e shërbimeve. Edhe banorët theksojnë se rruga e amortizuar i izolon dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet.
Funari në Elbasan po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm nga vendasit, por edhe të huaj, si një zonë turistike për të kaluar fundjavën.
Liqeni me ujë të pastër dhe bimësia e dendur e bëjnë këtë zonë të frekuentuar sidomos në fundjavë.
Turistët që zgjedhin që të kalojnë disa orë apo ditë në këtë zonë ankohen për rrugën, por edhe për shërbimet e pakta që ka kjo zonë
Ndërkohë për banorët rruga është një problem kryesor, pasi po i izolon gjatë dimrit. Ata kërkojnë nga autoritetet vendore dhe qendrore që Funari të mos mbetet më një zonë e harruar. (A2 Televizion)