Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit është përmirësuar ndjeshëm situata me zjarret në vendin tonë.
Kështu gjatë ditës së shtunë janë evidentuar në të gjithë vendin 10 vatra zjarri, 9 prej të cilave janë shuar totalisht, teksa një tjetër është në monitorim.
Po ashtu është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
1. Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
2. Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
3. Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
4. Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
5. Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
6. Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
7. Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
8. Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
9. Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë. (A2 Televizion)