Kush ishte Artur Zheji?

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 17:23 | Aktualitet

Kush ishte Artur Zheji?

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.

Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.

Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

64 vjeçari Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij.

Sipas të dhënave paraprake, publicisti pësoi një atak kardiak dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, ai mbërriti atje pa jetë.

Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos