Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit Artur Zheji.
Kreu i qeverisë e cilëson Zhejin mik të kohëve të tjera, në mesazhin që ai ka zgjedhur për të ngushëlluar familjarët e 64 vjeçarit që ndërroi jetë në Sarandë, si pasojë e një ataku kardiak.
“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkruan kryeministri Rama. (A2 Televizion)