Fushatë për edukimin mediatik, AMA mesazh të rinjve: Kujdes nga rreziqet e botës virutale!

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 20:06 | Aktualitet

Fushatë për edukimin mediatik, AMA mesazh të rinjve: Kujdes nga

Përveç të mirave, bota virtuale fsheh edhe rreziqe, shumë ndër to vështirë të dallueshme nga të rinjtë.

Evidentimi i këtyre rreziqeve dhe mënyrat se si të mbrohemi prej tyre ishin në fokus të një takimi që Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi me gjimnazistë të Durrësit.

Një temë e rëndësishme ishte edhe gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj. Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi u bëri thirrje të rinjve që të denoncojnë fenomenin.

Fushata për edukimin mediatik që Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur prej disa muajsh do të shtrihet në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos