Pushuesit ‘pushtojnë’ plazhet e Vlorës, cilat janë destinacionet e preferuara

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 15:47 | Aktualitet

Pushuesit ‘pushtojnë’ plazhet e Vlorës, cilat janë

Kjo fundjavë e qershorit ka sjellë fluks pushuesish në plazhet e Vlorës, raporton A2 CNN.

Me qindra pushues, vendas dhe të huaj, kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar.

Krahas vijës bregdetare të Lungomares, por edhe plazheve të cilësuara si të luksit, pushuesit janë ndalur edhe në plazhet familjare.

Zvërneci ka qënë prej orëve të mëngjesit të kësaj të diele i tejmbushur nga pushuesit, të cilët duan të shmangin trafikun dhe janë në kërkim të hapësirës se bollshme, çmimeve më të ulta dhe sigurisht qetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos