Nga 15 qershori në 15 shtator, Vangjel Tavo urdhëron pezullimin e punimeve ndërtimore në zonën turistike të Himarës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 16:18 | Aktualitet

Nga 15 qershori në 15 shtator, Vangjel Tavo urdhëron pezullimin e

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashki.

Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj.

Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Nga 15 qershori në 15 shtator, Vangjel Tavo urdhëron pezullimin e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos