Gjykata e Lartë refuzon rekursin! Vangjush Dako mbetet në burg

Nga Armand Bajrami
16 Nëntor 2023, 14:51 | Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon rekursin! Vangjush Dako mbetet në burg

Gjykata e Lartë lë të pa ndryshuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

GJL ka refuzuar rekursin e bërë prej tij dhe të bashkakuzuarve nga SPAK.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhërarreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos