Gripi shton të prekurit, 4 qendra shëndetësore në Tiranë edhe si Urgjenca Pediatrike

Nga Ornela Joti
14 Dhjetor 2023, 14:55 | Aktualitet


Sezoni i gripit dhe i virozave të tjera ka rritur sëmundshmërinë në popullatë. Fëmijët janë grupmoshat më të prekura në këtë periudhë. Mbi 100 vizita në ditë kryen pranë çdo qendre shëndetësore në Tiranë, ndërsa në urgjencën e pediatrisë në QSUT fluksi është shumë më i shtuar. Mjekët flasin për dominim të gripit të tipit A, i cili po shfaq forma agresive, me temperaturë shumë të lartë, rezistente dhe e zgjatur në ditë.

Për çdo rast, temperature apo alarmi nga e prindërve, Urgjenca e Peditrisë është vendi i parë i ndalesës për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre.  Mirëpo, për të shmangur mbivendosjet e viruseve, radhët e gjata dhe pritjet  sidomos në orët e natës në Urgjencën e Peditrisë, katër qendra shëndetësore në Tiranë tashmë funksionojnë edhe si urgjenca pediatrike. 

Në qendrën shëndetësore të Laprakës, në Kombinat, në zonën e Oxhakut dhe në qendrën shëndetësore pranë sheshit “Willson” do të këtë shërbim 24 orë për fëmijët e sëmurë. Në këtë  periudhë të dimrit ku gripi po dominon ndaj COVID-19 dhe virozave të tjera mjekët nuk përjashtojnë praninë e virusit respitator Sinsincial i cili paraqet forma më të rënda se gripi i stinës, por fatmirësisht deri tani nuk ka pasur referime për në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos